Shqiptarët me “për” NATO dhe BE, simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së janë “kundër”!

“59% e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është punë e mirë, e ndërsa 63.8 %, prej 1,254 të aketuarve mendojnë se i tillë është edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”. Këto janë të dhënat e fundit që u publikuan nga organizata joqeveritare “Evrothink”, sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

Sipas rezultateve të publikuara nga organizata joqeveritare “Evrothink”, përkrahësit e partive shqiptare janë më pro evro-atlantik, krahasuar më përkrahësit e partive tjera politike në Maqedoni. Si më “kundër” evropian, janë simpatizantët e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Siç njoftoi Goran Llazarov, përkatësia politike e pjesëmarrësve në hulumtim është përcaktuar sipas asaj se “nëse do të kishte të dielën e ardhshme zgjedhje për cilën parti do të votonit?”.

“Qytetarët që më së shumti pajtohen se të anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është i mirë janë të partive qeveritare, siç është Bashkimi Demokratik për Integrim, me 90,5% ndërkohë që më poshtë në listë është Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me 81,3%. Përkrahësit e VMRO-DPMNE-së më së paku vlerësojnë se anëtarësimi në BE dhe NATO për Maqedoninë është i dobishëm. Ata në këtë çështje përfaqësohen me 44,45”, tha Llazarov.

Të njëjta përqindje sillen edhe në çështjet që kanë të bëjnë me atë “se anëtarësimi i Maqedonisë do të ishte gjë e mirë” që përcakton edhe perceptimin e tyre të raportit që Bashkimi Evropian ka ndaj Maqedonisë.

Sipas të po të njëjtit hulumtim, del se përkrahësit e VMRO-DPMNE-së për 65,2% mendojnë se raporti i BE-së ndaj Maqedonisë nuk është fer, ndërkohë që të kundërtën, me 4,8% e mendojnë përkrahësit e BDI-së.

Shqetësuese ngelet fakti, se 37,4% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë ndonjë ide se kur mund  të hyjë Maqedonia në BE ndërkaq, kurse optimist është fakti se rreth 29,6% e të anketuarve thonë se Maqedonia mund të hyjë në BE pas 5 vjetëve.

Por nuk mungojnë as ata që mendojnë se Maqedonia nuk mund të hyjë në BE: “Sipas hulumtimit të “Evrothink”, 21,7% e të anketuarve nuk presin integrim të Maqedonisë në BE”, tha ndër të tjerash Llazarov.

A duhet Maqedonia të zhvillohet me model vetanak apo evropian?

Nëse krahasohen të dhënat nga katër vitet e fundit të po të njëjti hulumtim që zhvillohet nga OJQ “Evrothink” del se shumica e qytetarëve të Maqedonisë vlerësojnë se Maqedonia, që të zhvillohet duhet të ndjekë modelin e BE-së, ndërkohë që ka rënë numri i qytetarëve që mendojnë se Maqedonia duhet të zhvillohet me model vetanak.

“Në çështjen se a është BE-ja alternativa më e mirë e zhvillimit të Maqedonisë, apo duhet të krijohet model vetanak, 50,2% e të anketuarve vlerësojnë se që të zhvillohet Maqedonia duhet të ndjekë BE-në, ndërkohë që 35,9% të tjerë thonë se duhet të ketë model vetanak të zhvillimit të saj. Nëse e krahasojmë këto të dhëna, me vitin 2014 kur shifrat shkonin 41,88 për BE-në dhe 46,57 për modelin vetanak; me vitin 2015 kur 50,21 e të anketuarve ishin për modelin evropian kurse 42,71 ishin për zhvillim vetanak; me vitin 2016 kur për modelin evropian ishin vetëm 39,4 % e të anketuarve ndërkohë që për zhvillimin vetanak ishin rreth 47,4%, del se më vitin 2017 qytetarët si alternativë më të mirë të zhvillimit të Maqedonisë e shohin Bashkimin Evropian”, tha Llazarov.

Kur jemi të modeli për BE-në më së shumti janë përkrahësit e Aleancës për Shqiptarët për 85,7% ndërkaq për modelin vetanak janë të VMRO-DPMNE-së me 55,6%.

Si në vitin 2016 edhe në vitin 2017 më shumë se 37% e të anketuarve mendojnë se pengesë e vetme e integrimit të Maqedonisë në BE është problemi me emrin, ndërkohë që rreth 35 e të tjerëve vlerësojnë se qeveritë e Maqedonisë përdorin çështjen me emrin vetëm si arsye që të mos realizohen reformat e nevojshme. Këto të shifra kanë qenë të kundërta, gjatë vitit 2015.

Nëse të dielën do të kishte referendum, “për” integrimin e Maqedonisë në BE do të votonin 67,9% e të anketuarve ndërkohë që “kundër” do të ishin 18,8% e tyre. Kjo shifër është e njëjta që katër vjet.

Të gjitha këto të dhëna dalin nga hulumtimi “Evrometër” i OJQ “Evrothink” i cili realizohet për katër vjet me radhë. Pjesmarrës kanë qenë 1,254 qytetarë dhe është realizuar nga 1 deri më 15 nëntor të 2017-s.

Hulumtim: 63 për qind e grekëve dëshirojnë zgjidhje të pranueshme nga të dy palët për emrin

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button