Maqedoni, për 5-6 vite nuk do të ketë kush të na mjekojë

Rreth 170 mjekë të rinj në vit largohen nga Maqedonia. Mungesa e specialistëve po ndjehet thuajse në të gjitha spitalet më të mëdha dhe ajo do të jetë problem më i madh edhe në të ardhmen, paralajmërojnë përfaqësuesit e fushës së mjekësisë, shkruan gazeta “Nezavisen”, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve në Maqedoni, në të tre fakultetet e mjekësisë në shtet, në vit diplomojnë rreth 200 studentë. Deri më 31 dhjetor të vitit 2017, janë larguar aq sa kanë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, gjegjësisht rreth 170 mjekë të rinj. Spitalet edhe tani nuk kanë mjaft mjekë. Në ndërkohë eksodi mjekësor vazhdon me ritëm të njëjtë.

“Tanimë kemi ikje të madhe të mjekëve, veçmas të kuadrit të ri. Kjo ikje së shpejti do të bëhet dramatike. Në disa fusha kemi nga tre deri në katër specialistë, në të cilat realisht na duhen më shumë”, thotë Nenad Llazarov ng Asociacioni i specialistëve dhe mjekëve të rijn.

Si shembull ai e cek mungesën e gjinekologëve. Për momentin janë 144 gjinekologë aktivë, prej të cilëve 43 janë në Shkup. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në aq numër të madh të popullsisë duhet të ketë së paku 400 gjinekologë.

Në klinikat universitare punohet me më pakë oftamologë, urologë, endokrinologë, pediatër, por edhe  anesteziologë. Shumica e problemit është në shëndetësinë primare, pasi që është i pamjaftueshëm numri i mjekëve amë. Ikja e mjekëve, veçmas ndjehet në qytetet më të vogla. Në Berovë, Dellçevë, Kriva Pallankë, Kratovë, Vallandovë, Demir Kapi, Negotinë, Dibër, Makedonski Brod, ndjehet nevoja për kontrolle të specialistëve, andaj janë të obliguar që të shkojnë në qytetet më të mëdha siç janë Shkupi, Kumanova, Ohri ose Shkupi, transmeton Portalb.

Mosha mesatare e mjekëve në nivel primar dhe specialistëve që punojnë me Fondin për Sigurim Shëndetësor është 58-59 vjet. Këtë vit, në pension do të shkojnë 239, ndërkaq edhe 243 mjekë. Prej rreth 6.000 që kanë licencë nga Oda e Mjekëve, në 5 vitet e fundit do të pensionohen rreth 1.280 mjekë. Frikësimi është se çfarë do të bëhet kur ata të shkojnë në pension dhe nuk do të ketë kush t’i zëvendësojë, ndërkaq në ndërkohë shteti nuk do të gjegjë mënyrë që t’i mbajë mjekët e rinj këtu.

Arsyet më të shumta që ikin mjekët e rinj nga Maqedonia, janë rrogat e ulëta, kushtet e rënda në të cilat punojnë, por edhe avancimi profesional që mund ta bëjnë jashtë vendit. Destinacioni më i preferuar është Gjermania, por nuk përjashtohen edhe Zvicra, Sllovenia dhe Bullgaria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button