Takimet parlamentare në shtëpinë e Zhan Mones janë shtyrë për në mars

Takimet mes përfaqësuesve të partive parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë në kuadër të procesit të “Zhan Mones” janë shtyrë për në mars. Së pari duhej të mbaheshin në shtëpinë e Zhan Mones në afërsi të Parisit me 25 dhe 25 janar, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për MIA-n deklaroi se takimet janë shtyrë për mars në marrëveshje me eurodeputetët të cilët e dhanë iniciativën për bisedime të deputetëve mes pozitës dhe opozitës në shtëpinë e Zhan Mones pas incidentit në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar. Shkaku për shtyrje ka qenë, siç tha Xhaferi, këto bisedime të mos hyjnë në kontest të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit, që janë shumë të intensifikuara në këtë periudhë, por edhe t’i jepet kohë opozitës së VMRO-DPMNE-së të konsolidohet pas zgjedhjes së udhëheqësisë së re, të zgjedhin organ të ri dhe me përfaqësuesit e tyre të mund të kyçen në bisedime.

Temat të cilat duhej të diskutoheshin në takimet në kuadër të procesit “Zhan Mone” ishin ligjet reformuese të cilat duhej të sillnin konsensus, për ligjet për të cilat duhet dy e treta e shumicës së votave, Rregulloren e re të Kuvendit dhe kodi etik i deputetëve.

Eurodeputeti, Ivo Vajgell i cili njëkohësisht është edhe raportues i Kuvendit Evropian për Maqedoninë, gjatë kohës së vizitës së tij në Shkup në nëntor deklaroi se ka pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për pranim të dialogut “Zhan Mone”.

Vajgëll atëherë potencoi se kjo nuk do të thotë zëvendësim ose vazhdim i Marrëveshjes së “Përzhinos”, as që do t’i ndryshojë rekomandimet e ekspertit Rajnhard Pribe.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button