Maqedonia humbi shansin për gjysmëfinale

Reprezentacioni i e Maqedonisë në hendboll pas disfatës që pësoi nga Çekia, ka humbur të gjitha gjasat që të kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit në Kroaci.

Ishte kjo ndeshja e dytë e raundit kryesor, ku Maqedonia pësoi disfatë 24-25 kundër Çekisë.

Edhe pse Maqedonia e filloi mirë ndeshjen duke avancuar me 4-1 dhe në disa raste diferenca arriti edhe në 4 gola, pjesa e pare u mbyll me vetëm 2 gola epërsi 13-11.

Në fillim të pjesës së dytë Maqedonia shtoi epërsinë në 5 gola, por vazhdimi I lojës ishte më i mire për kundërshtarët.

Manaskov nuk realizoi penalty për barazim dhe ndeshja përfundoi me një gol diferencë për çekët që shuajti shpresat për sukses historik. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button