Dermatologët paralajmërojnë: Mos i përdorni pecetat e lagura për fëmijë!

Pecetat e lagura për fëmijë, janë gjithmonë pranë, kur bëhet fjalë për pastrimin e bebit tuaj. Edhe pse janë në kuti higjenike (ka pasur raste kur janë gjetur edhe krimba të vegjël brenda facoletave të lagura), kërkuesit tregojnë se ka disa rreziqe nëse i pastroni me to, shkruan Femina.

Sipas studimit nga dr. Mary Wu Chang, pranë University of Connecticut, facoletat e lagura, nuk janë të sigurta për përdorimin tek bebet tuaja, pasi e bëjnë lëkurën e tyre të thatë, me skuqje dhe të irrituar. Jo vetëm kaq, por sjellin edhe reaksione alergjike.

Këto reaksione alergjike, i atribohen përmbajtjes së kimikateve të njohura si Methylisothiazolinone (MI) të cilat gjenden në këto facoleta (funksion ruajtës brenda kutisë). Ky kimikat është përgjegjës për një sërë reaksionesh alergjike të shkaktuara nga një varg produktesh bukurie.

Duke studiuar këto efekte, ekspertët rekomandojnë që të mos përdoren për fëmijët, përvec se kur janë duke udhëtuar. Në vend të tyre, preferohen pecetat e lagur të shpëlahen me ujë të ngrohtë fillimisht me qëllim që t’u hiqen kimikatet.

Dermatologia dr. Ellen Frankel, paralajmëron nënat që të mos i përdorin këto facoleta, ndërsa ne e dimë se me to I fshijmë buzët, duart, këmbët dhe zonat gjenitale fëmijës tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button