Top aplikacionet që duhet të shkarkoni përpara se të ndryshoni flokët për dasmën tuaj

Të gjitha nuset bëhen konfuze përballë përzgjedhjes së modeleve dhe ngjyrës së flokëve që do të mbajnë në ditën e tyre më të rëndësishme, shumë prej tyre janë të pavendosura për ngjyrën e disa të tjera për prerjen dhe stilimin. Për t’ju ndihmuar që në fund të ditës të bëni zgjedhjen e duhur, më poshtë kemi renditur aplikacionet që do t’ju tregojnë, se cila ëshë ngjyra dhe modeli më i përshtatshëm për fytyrën dhe tiparet tuaja. Provojeni tani që mos të qani më vonë, transmeton Revista Class.

Për ngjyrën e flokëve

Matrix Color Lounge

Ngarkoni një foto “selfie” në aplikacionin virtual për ngjyrosjen e flokëve dhe gjejeni veten tuaj mes qindra kombinimeve të hijeve, reflekseve apo koloreve të ndryshme.  Me anë të këtij aplikacioni ju do të kuptoni realisht se cila ngjyrë flokësh ju përshtatet më tepër e në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni në ditën tuaj më të rëndësishme.

Për frymëzim nga flokët e vajzave të njohura

Celebrity Hairstyle Salon

Do ta dashuroni këtë aplikacion fantastik nga ModiFace i cili ju ndihmon të provoni në foton tuaj modelet më të famshme të tapeteve të kuqe. Gjithashtu, pasi të keni vendosur modelin e flokëve që ju ka goditur më shumë, ju mund të ndryshoni ngjyrën sipas dëshirës në nuanca dhe hije të ndryshme.

Për prerje dhe stilim

L’OREAL Style My Hair

Pasi ta shkarkoni këtë aplikacion në telefonin tuaj, jemi të bindur që do të qëndroni orë e orë të tëra duke provuar prerje e stilime të ndryshme flokësh. Në aplikacion do të gjeni dhjetra modele flokësh të cilat do t’ju tregojnë se cila është prerja që ju shkon më shumë.

Për tutorial-s në lidhje me modelin tuaj të preferuar

Hair Designs

Nëse jeni të sigurtë në aftësitë tuaja për rregullimin e flokëve atëherë ju duhet vetëm një aplikacion i mirë që t’ju tregojë hap pas hapi veprimet që duhet të kryeni. Shkarkojeni në telefonin tuaj celular dhe shkëlqeni në ditën e dasmës si kurrë ndonjëherë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button