Të ushqehesh mirë dhe lirë

Shumë ushqime që na duken të lira kushtojnë shumë shtrenjtë për shëndetin

Të ushqehesh shëndetshëm me pak buxhet

Prodhimi masiv i ushqimit ka ulur koston e tij në kurriz të cilësisë. Përpunimi i tepërt i ushqimeve i lë ato me kalori boshe. Që do të thotë, është fare e lehtë të marrim kaloritë që nevojitemi dhe shumë e vështirë të marrim lëndët e tjera ushqyese si fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. E parë në këtë prizëm, nuk mund të themi se kostoja e ushqimit është ulur, madje mund të themi me bindje të plotë se ushqimet e lira kushtojnë me shtrenjtë për shëndetin tonë.
Kur vlerësoni kushtueshmërinë e një ushqimi duhet ta bëni atë jo vetëm për sasinë e tij në total por edhe për lëndët ushqyese që ai ofron.

Pra, sa herë që doni të vlerësoni koston e një ushqimi shihni se sa lëndë ushqyese ofron përtej kalorive, kryesisht sa proteina, fibra, vitamina dhe minerale.

Si të ndërtojmë programin ushqimor të shëndetshëm pa shpenzuar?

3 rregullat bazë janë:

  1. Zgjidhni ushqim të vendit
  2. Zgjidhni ushqim të stinës
  3. Zgjidhni ushqim të papërpunuar në mënyrë që të përfitoni më shumë lëndë ushqyese përkatësisht për kaloritë e tij.

Organizmi ynë ka nevojë për energji dhe për rreth 40 lëndë të tjera ushqyese. Siç kuptohet, një ushqim që të jetë ekonomik duhet të përmbajë sa më shumë lëndë ushqyese si në larmi dhe në sasi.

Kryesisht duhet të përmbajë:

  • Proteina
  • Fibra
  • Vitamina
  • Minerale
  • Acide lyrore esenciale omega3,6
  • Antioksidantë

Ushqime më të kushtueshme por me leverdi.

Disa ushqime, në pamje të parë tingëllojnë të shtrenjta por mjafton të konsumohet një sasi e vogël e tyre çdo ditë ose çdo javë dhe përfitimi është shumë i madh. Të tilla janë:

Ushqimet për të cilat nuk duhet të kurseheni

Për disa ushqime, cilësia duhet të jetë vendimtare në dhe prioritare për ju. Të tilla janë:

  • qumështi
  • buka
  • mishi
  • vaji i ullirit dhe vajrat e gatimit

Në rastin e këtyre ushqimeve kurseni në sasi më mirë sesa në cilësi. Aq sa të ushqyeshme janë kur janë cilësore, aq të dëmshme janë këto ushqime kur prodhohen dhe përpunohen me mënyra të caktuara.
Mos harroni, është më mirë të ushqeheni pak dhe mirë sesa shumë dhe keq./ Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button