Anketë: Vlerësimi i Ndikimit të Rregullativës ngelet instrument i panjohur për opinionin

Procesi i Vlerësimit të Ndikimit të Rregullativës (PVNRR) në Maqedonia po zbatohet që nga vitit 2009. Procedura duhet të mundësojë sjellje të vendimeve, ligjeve dhe politikave të bazuara në hulumtime, analiza, dëshmi dhe fakte nga ministritë dhe Qeveria e Maqedonisë me përfshirje të të gjitha palët në mesin e të cilëve është edhe opinioni i gjerë, njofton Portalb.mk.

Procesi nga fillimi i zbatimit ka pasur avancim inicial, por në vitet e fundit po përballet me një sërë sfidash. Në tërë këtë periudhë njoftimi i opinionit me këtë instrument dhe efektet e saj janë të ulëta që rezulton me shfrytëzim të vogël të mjeteve nga PVNRR të cilët mundësojnë kyçje të qytetarëve dhe palëve të interesit në krijimin e ligjeve dhe politikave.

Instituti për Demokraci “Societas Civilitis” – Shkup (IDSCS) dhe Qendra për Analizë Ekonomike (QAE) kanë kryer hulumtim të mendimit publik për perceptimin e opinionit në lidhje me PVNRR nëpërmjet anketës në terren të shembullit reprezentativ nacional prej 1000 anketuesve në periudhën prej 20 shtator deri më 20 tetor të vitit 2017.

Ajo çfarë mund të shihet nga anketa, 77% e të anketuarve nuk kanë njohuri se çfarë është PVNRR, 10% janë përgjigjur se e dinë se çfarë është, ndërkaq 13% nuk kanë dhënë përgjigje.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP