SASHK: Të paguhen pagat e të punësuarve në kopshte dhe shkolla në komunat e bllokuara

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Republikës së Maqedonisë (SASHK) kërkon që urgjentisht të gjendet zgjidhje që të paguhet paga për dhjetorin për të punësuarit në kopshte, shkollat fillore dhe të mesme në Çair, Tetovë, Tearcë dhe Gostivar, ku, siç kumton, për shkaqe politike, nuk janë miratuar buxhetet komunale.

Nëse në afatin më të shkurtër të mundshëm nuk paguhen pagat, prej SASHK paralajmërojnë masa më radikale prej organizatave të tyre sindikaliste për realizimin e të drejtës ligjore për pagesën e pagave.

“Për arsye të karakterit politik, këshillat komunal në Çair, Tetovë, Tearcë dhe Gostivar akoma nuk e kanë përfunduar procedurën ligjore për miratimin e Buxhetit për vitin 2018, me çka bëhet bllokim total financiar dhe pamundësohet që mijëra të punësuar prej veprimtarive që i mbulon SASHK të mos mund të marrin paga”, thekson në kumtesë SASHK.

Tregon për seriozitetin e kësaj situate dhe kërkon përgjegjësi maksimale prej të gjithë faktorëve dhe siç thekson, kreatorëve të këtij problemi, me qëllim që sa më shpejtë të tejkalohet kjo situatë dhe të mund të paguhen pagat në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button