Zbardhet incidenti i armatosur i ndodhur dje në Strugë

Sipas policisë rreth orës 16,15 te ”Vreshtat e Liqenit”, R.SH nga fshati Ladorisht i Strugës, me pistoletë ka gjuajtur tre plumba në drejtim të makinës ”Golf” me targa të Ohrit në timon të së cilës ishte SH.I(47) nga fshati Kalisht, plumba të cilat nuk arritën të godasin as makinën as edhe shoferin e saj thuhet nga uniformat blu.

”Në vendin e ngjarjes dolën Gjykatësi hetues, si dhe pjesëtar të policisë nga Stacioni i Strugës të cilët si provë morën një gëzhojë.Ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë e R.SH u gjet edhe një pistoletë të cilin ai e posedonte me leje.

Po merren masa intensive për kapjen e R.SH, dhe për zbardhjen e këtij rasti” thuhet në reagimin e Policisë , për incidentin e ndodhur dje në Strugë.

Marre nga Strugalajm.com

Lajme të ngjashme

Back to top button