BDI paralajmëroi amendament për shfuqizimin e harxhimeve të rrugës për të gjithë funksionarët

Bashkimi Demokratik për Integrim, paralajmëroi amendament të harxhimeve rrugore të të gjithë funksionarëve, njofton Portalb.mk.

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, në diskutimin e Komisionit për Financim dhe Buxhet paralajmëroi dhe dërgoi kritika deri te gazetarët se i kanë bërë deputetët “fajtorë kujdestarë”.

Sipas tij, gazetarët nuk paskan pasur tema tjera dhe u kanë kryer sulm deputetëve.

“Hajde në këtë mënyrë t’i provokojmë funksionarët tjerë dhe të mos jemi në shënjestër vazhdimisht. Që të punojmë për popullin dhe të sakrifikojmë, që gazetarët të mos shkruajnë për ne”, tha Ademi.

Ndaj Ademit ka replikuar deputeti Pable Bogoevski i cili është pajtuar me të, por thotë se kjo zgjidhje është vetëm e përkohshme.

Propozimi i pushtetit për shkurtimin e harxhimeve rrugore sot është gjendur përpara anëtarëve të Komisionit për Financim dhe Buxhet, ndërkaq tanimë nesër është vendosur në rend dite edhe ligji i Komisionit Juridiko – Ligjvënës dhe Komisionit për Sistem Politik.

Me ndryshimet ligjore parashihet që kompensimin të cilin deputetët e fitojnë për çdo kilometër të kaluar, pavarësisht të çmimit të derivatit, nga tani 30% të ulet në 20%.

Këtë vit, sipas buxhetit të Qeverisë së RM-së për shpenzime rrugore dhe për shpenzime të veçanta të deputetëve janë planifikuar 1,3 milion euro ose pothuajse vlerë e njëjtë si ajo e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button