Është vjedhur edhe Xhamia e Larme në Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës, informon se në natën e 21-22 janar, tani për tani kryerës të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në Xhaminë e Larme, të locuar në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Pasi kanë hyrë në oborrin e Xhamisë, dhunshëm e kanë hequr kutinë prej drurit për kontribut vullnetar nga besimtarët, e cila është vendosur në pjesën veriore të murit të gardhit dhe në të cilën nuk ka pasur para, ndërkaq më pas e kanë hequr drynin e kutisë së qelqtë, e cila është gjendur në derën hyrëse ku ka pasur rreth 1.000 denarë. Përskaj asaj, është bërë edhe dëm tjetër material, e cila do të konstatohet plotësisht”, thonë nga SPB Tetovë.

Në të njëjtën natë, kryerës të panjohur janë përpjekur që të kryejnë vjedhje të rëndë edhe në Xhamin “Rinis”, të locuar në rrugën 176” në Tetovë.

“E kanë thyer xhamin e dritares së magazinës, kanë hyrë, por është aktivizuar alarmi dhe për atë shpejtë e kanë lëshuar objektin”, kumtojnë nga SPB Tetovë.

Nga policia informojnë se pas kryerës së ekspertizës, po punohet në pastrimin e rasteve dhe zbulimin e kryerësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button