Shtyhet seanca për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu, a do të ketë rikualifikim të lëndës?

Gjykimi për rastin e vdekjen së vogëlushit Almir Aliu në Gjykatën e Kumanovës është shtyrë, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 6 shkurt, njofton Portalb.mk.

Seanca është shtyrë pas kërkesës së avokatit Asmir Allispagiq i cili e përfaqëson të akuzuarin Boban Iliq. Allispagiq ka kërkuar shtyrje të seancës për shkak arsyeve subjektive.

Për shkak shtyrjes së seancës akoma nuk dihet se a ka bërë prokurorja rikualifikim të lëndës, gjegjësisht në vend të “vrasjes”, i akuzuari të ndiqet për “aksident rrugor me pasoja të vdekjes”

Dje qytetarë nga të gjitha vendet, në Urën e Gurit të Shkupit dhe përpara Prokurorisë për Krim të Organizuar,  kanë shprehur revoltën me heshtje dhe lule, për rikualifikimin eventual të lëndës nga “vrasje” në “aksident trafiku”.

Organizatorët e protestës u shprehën që kjo protestë është për të shprehur dënim ndaj tentimit për të rikualifikuar veprën e vrasësit të vogëlushit katër vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu.

Në lidhje me protestën, babai i Almir Aliut, Sadat Aliu u shpreh se nuk ka nevojë të bëhet rikualifikimi i lëndës, sepse ka incizime se është bërë vrasje.

“Priten edhe këso raste deri sa dolën në publik incizimet, dhe kjo është më se e arsyeshme. Nuk ka pasur nevojë të bëhet rikualifikim, dihen shkaqet e vdekjes. Ka incizime, ka fakte, argumente, mirëpo…”, tha Sedat Aliu.

Përndryshe, vendimi i rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut vjen pas përplasjeve të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është diskutuar për këtë rast. Sipas informatave të deritashme thuhet se prokurorët në lidhje me rastin e Almir Aliut janë ndarë në baza etnike. Pala shqiptare kërkojnë që i akuzuari Boban Iliq të gjykohet nën veprën penale “vrasje”, ndërsa pala maqedonase kërkon rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, që parashikon të paktën 4 vjet burg.

Por, në situatën e mospajtimeve të thella, prokurorët shqiptarë janë mbivotuar nga prokurorët maqedonas.

Ndryshe, më 1 korrik u bën një vit që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për tu varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor.

Me heshtje dhe lule për Almir Aliun: Të mos rikualifikohet vepra penale (FOTO+VIDEO)

One thought on “Shtyhet seanca për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu, a do të ketë rikualifikim të lëndës?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP