“Katimerini”: Protesta kundër Maqedonisë në Pire të Greqisë

Edhe pse në fillim u tha se protesta e dytë kundër emrit të Maqedonisë do të mbahet në Athinë, sipas gazetës greke “Katimerini” ajo do të mbahet në Pire të Greqisë, më 4 shkurt, njofton Portalb.mk.

Gazeta transmeton se njoftimi zyrtar nga organizatorët e protestës do të bëhet të dielën në Selanik të Greqisë.

Arsyeja e ndryshimit të lokacionit ka të bëjë me atë, se marrë parasysh se Athina është kryeqendër, nuk deshën që të krijojnë kaos trafik.

Sërish, sipas informatave në të cilat thirret “Katimerini”, vendi i protestës është ndryshuar si pasojë e pasigurisë së protestuesve, duke e pasur parasysh kontraprotestën që u zhvillua të dielën.

Përndryshe, edhe të dielën, rreth 40.000 persona kanë protestuar në Selanik, kundër emrit të Maqedonisë.

Protestë dhe kundër-protestë në Selanik për Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button