Grekë me profesion, Maqedonas në depresion

Sasho Ordanovski

Sasho Ordanovski

Dita e djeshme, e diele, më ktheu në rini! Para 26 vitesh, mbi një milion grekë në Selanik protestonin kundër “Maqedonisë”, për Maqedoninë, në një mllef të bashkuar nacionalist, me patriotizëm të lartë helenist, dhe shovinizëm sporadik, vende vende edhe fashizëm – ah, të tillë janë grekët, demokratë antikë, te ata mbin çdo gjë që mund ta paramendoni se ekziston n atë gamë demokratike – me urrejtje të qartë ndaj nesh, fqinjët e tyre të vegjël dhe të dobët partia fituese e të cilëve në zgjedhjet kishte ndërmend kongresin e ardhshëm të partisë ta mbajë në Selanik.

Eeeh, rini! Flamuj, parulla, shkumbë në gojat, fontanë e emocioneve të fuqishme, ujëvara të lotëve të gëzimit…Sagapo, sagapo!

Pastaj edhe ne, të bashkuar, mësuam se si vidhet nga shteti, e ata falimentuan në mënyrë epokale, e ne u ndihmuam me shopingje dhe pushime t’ua shpëtojmë ekonominë, mundoheshim atje me nes-kafe dhe giro, për më tepër, masovikisht ikëm në gurbet në Gjermani, që ajo t’ua mbulojë borxhet grekëve që u çirreshin në fytyrë se janë nacistë që u kanë borxh për riparim që nga Lufta e Dytë Botërore… Ata na mësonin se si piqet kombëtarisht, jo në urti, por në hidhërim ekstravagant, me dashuri në urrejtje.

Sepse ne e kishim lehtë, për arsye se ne jemi në falimentim tëvazhdueshëm, por të vjen keq për grekët, ata kishin, pastaj nuk kishin dhe përsëri do të kenë, e ne nuk kishim e nuk kishim dhe përsëri nuk do të kemi…Nga ata mësuam se si, njëkohësisht thithet dhe urrehet Evropa dhe Perëndimi, si t’u tregohet gishti i mesëm Amerikanëve deri sa na e garantojnë sigurinë nacionale, si Kisha të bëhet korporatë fetare me xhipa, ndësra atdheu shoqatë me përgjegjësi të kufizuar në të cilën askush nuk mban përgjegjësi me pronën, por vetëm me përgëzime me raki dhe uzo, me shopska dhe xaxiki, me gaforre dhe peshk dhe me speca të pjekura në uthull dhe hudhra, me buzuki, zurla dhe tupana, kur shtetin e sjell në baraban.

Çfarë shkolle! Kulm! Nuk ka para me të cilat kjo mund të paguhet. Jo, nuk ka para, nuk ka hiç.

Njëri pa tjetrin nuk mundemi, së paku aq sa njëri me tjetrin nuk mundemi, nëse jo edhe më tepër. Ne jemi ura e tyre deri në Serbi, ata janë ura jonë deri në Turqi, me pauzë të vogël në Asprovalta. Grindemi për Lekën që dogji çdo gjë para vetes prej këtu deri në Pakistan! Hero, strateg, i vuajtur, pajtues masovik me shpatë dhe zjarr, hi! Për atë, të Madhin, me siguri se vlen të zhdukemi deri te i fundit.

Ah, çfarë rinie, kur tubimet ishin milionëshe, e bajrakët me kilometra!

E jo si kjo sot! Në Selanik mezi 100-200 mijë, në Shkup vetëm 200 veta…Kështu do të urrehemi?! Pa thyer asnjë dritare, diçka të ndezim?! Ata së paku nxjerrën dy tre kuaj, te ne vetëm gomarë. Edhe kapelat ua qep një rrobaqepës.

Asgjë, u plakëm, urrejtja na u bë reumatike, e dashuria sklerotike. Ata mbetën Grekë me profesion, ne – Maqedonas në depresion. Siç ka nisur, ne do ta humbim emrin e artë, e ata nuk do ta ruajnë.

Sa vite u harxhuan, kemi mundur së paku një vaksinë ta shpikim, për diçka, çfarë do qoftë, për ftohje, për puçrra, për kur të kruhet prapanica…

BURIMI: Civilalb.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP