Sead Koçani dhe Vlladimir Talevski sot gjykohen për milionë eurot e keqpërdorura!

Në Gjykatën Penale sot do të mbahen tre seanca gjyqësore për rastin “Spiuni”, “Transportuesi” dhe “Trust”, njofton Portalb.mk.

Sipas orarit të ri, me lëndën “Spiuni” do të udhëheqë Vlladimir Tyfegxhik, e kurse me rastin “Transportuesi” do të udhëheqë gjykatësja Dobrilla Kacarska. Që të dyja lëndët nisin nga fillimi për shkak të përbërjes së re të gjykatësve.

Mbetet vetëm “Trust” të udhëhiqet nga gjykatësja që e kishte edhe më herët, Lidija Trajkovska Zimbovska.

I dyshuar i parë në rastin “Trust” është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe menaxhuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” DOOEL. Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi Prokuroria Speciale Publike, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011.

Avokatët e të akuzuarve Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Vatiq, si dhe personat juridik të ndërmarrjeve, duhet të shpalosin dëshmitë e tyre që sa më parë të thuhen fjalët përfundimtare dhe aktgjykimi. Seanca paraprake është anuluar për shkak të sëmundjes së Aviroviqit.

Në lëndën “Spiun” mes 18 personave të akuzuarve janë edhe ish-gjenerali i policisë, Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për parandalimin e parave dhe korrupsionit, Vane Cvetanov, ish-funksionari i lartë i Drejtorisë për Kundërzbulim, Aleksander Dinevski. Seanca e kaluar që u mbajt muajin e kaluar  është shtyrë për shkak mungesës së Marijan Efremov, i cili është një ndër të dënuarit në rast.

Për lëndën “Transportuesi” janë caktuar dy seanca, sot dhe të premten. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski dhe njëzet persona tjerë për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.  Në akuzën për lëndën “Transporter”, të cilën e përfaqëson PSP-ja, theksohen dëshmi për transport të organizuar me autobusë për nxënës, me të cilin janë keqpërdorur 360.000 euro para nga arka e komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP