Disa mite për shtatzëninë që të gjithë i besojmë, por shkenca i hedh poshtë

Shtatzënia është një periudhë shumë e rëndësishme dhe emocionuese në jetën e një gruaje. Nuk është çudi që një ngjarje e tillë unike është e rrethuar nga një numër i madh paragjykimesh dhe steriotipesh të ndryshme,

Bright Side na sjell disa na mitet më të njohura të shtatzënisë që janë kaluar brez pas brezi, por që janë hedhur poshtë nga shkenca.

Duhet të hash për d

Specialistët nga Instituti i Mjekësisë në SHBA, shprehen se nëse një grua ka një peshë normale atëherë nuk është e nevojshme që të marrë kalori shtesë gjatë tre mujorit të parë. Ato rekomandojnë shtimin e 340 kalorive shtesë në ditë gjatë tremujorit të dytë dhe rreth 450 kalori gjatë tremujorit të tretë. Kjo është aryseja përse nënat e shëndetshme duhet të kujdesen që të hanë shëndetshëm dhe jo në masë.

Shtatzënia i bën gratë “budallaqe”

Ndryshimet në nivelet e hormoneve zakonisht i bëjnë gratë më emocionale dhe më të ndjeshme, por gjatë shtatëzanisë, shumë gra zbulojnë talente të reja. Për shembull, disa prej tyre pikturojnë shumë bukur, disa shkruajnë libra madje disa kanë nisur edhe biznese. Shumë aktore kanë vazhduar punën në filma ndërsa janë shtatzënë dhe na kanë habitur me rezultatet mbresëlënëse. Në të njëtën kohë fenomeni  “momnesisë” (harresa) ekziston me të vërtetë. Truri i gruas përpiqet që të krijojë një lidhje me fëmijën dhe nënën e ardhshme që do të jetë, prandaj, është e vështirë për disa gra që të bëjnë disa gjëra në të njëjtën kohë.

Ekzaminimi me ultratinguj dëmton fëmijën

Shumica e mjekëve rekomandojnë që gratë që kanë një zhvillim normal të fetusit duhet t’i nënshtrohen skanimeve me ultratinguj 3 herë gjatë shtatëzanisë, një në çdo tremujor. Kontrollimi duhet të bëhet më shpesh vetëm nëse ekziston një kërcënim i mundshëm për shëndetin e nënës ose fëmijës.

Një grua duhet të lind fëmijën e parë para moshës 30 vje

Nëse një grua 30-vjeçare kujdeset mirë për veten, ha ushqim të shëndetshëm, stërvitet rregullisht, i nënshtrohet kontrolleve preventive mjekësore, rreziku i komplikimeve gjatë shtatzënisë nuk është më i lartë se sa tek një vajzë 20 vjeçare. Patologjitë e fetusit dhe problemet gjatë shtatëzanisë janë kryesisht të lidhura me gjendjen e trupit dhe jo me moshën biologjike. Metodat moderne të diagnozës mund të tregojnë devijime në zhvillim në fazën më të hershme të mundshme, kështu që gratë mund të planifikojnë një shtatzëni kur ata janë të gatshme, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Shumica e mjekëve besojnë se mosha ideale për lindjen e fëmijës së parë është  20-30 vjeç, por sipas rezultateve të hulumtimit shkencor të kryer ditëve të fundit nga Dr. John Mirëoski nga Teksasi, mosha e përsosur për lindjen e një fëmije të shëndetshëm është 34 vjeç.

Seksi gjatë shtatzënisë i bën keq fëmijës

Rreziku i seksit gjatë shtatzënisë është ndoshta një nga mitet më të përhapura. Njerëzit thonë se është e dëmshme për fëmijën, e pakëndshme për nënën dhe madje edhe imorale. Por nëse një grua nuk përjeton ndonjë shqetësim, aktiviteti seksual nuk përbën një shqetësim. Përkundrazi, marrëdhëniet seksuale në baza të rregullta janë të dobishme për shëndetin, pasi jo vetëm që ndihmojnë në forcimin e muskujve të legenit, por gjithashtu jep ndjenja pozitive për nënën e ardhshme. Dhe gjendja emocionale e një gruaje gjatë kësaj periudhe është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button