Futbollisti brazilian Robinho arrin marrëveshje me Sivasspor

 Ekipi i Superligës Turke Demir Grup Sivasspor, ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Robinho për transferimin e tij në këtë klub, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e publikuar nga ueb faqja e klubit, është bërë e ditur se kanë arritur marrëveshje me futbollistin 33 vjeçar Robinho, i cili nesër do të arrijë në qytetin Sivas ku do të nënshkruajë kontratë me këtë klub.

Ndërkohë zëvendëskryetari i klubit, Serdal Sarilar për AA tha se me Robinho kanë arritur një marrëveshje 1.5 vjeçare.

Ai njoftoi se futbollisti nesër do të nënshkruajë kontratë me klubin.

Robinho më parë ka veshur fanellat e klubeve si Real Madrid, Machester City dhe Milan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button