BE strategji të re për Irakun

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se do të vazhdojë të ofrojë kontribut për ruajtjen e unitetit, integritetit dhe sovranitetit territorial të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë i BE-së, i cili ka mbledhur së bashku në Bruksel ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, miratoi një vendim që përcakton strategjinë e re të BE-së për Irakun.

“BE do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e qëndrueshme që ka dhënë për unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut”, thuhet në vendim, duke u theksuar se është marrë në konsideratë struktura multi-fetare dhe etnike e Irakut.

Ndër të tjera, në vendimin ku i bëhet thirrje qeverisë rajonale kurde të Irakut që të vazhdojë dialogun me qeverinë e Irakut, thuhet se vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet një marrëdhënie stabile dhe e vlefshme për të gjitha palët dhe se mund të zbatohet plotësisht kushtetuta e Irakut.

“DEASH nga pikëpamja ushtarake është mundur, por ende vazhdon të jetë një kërcënim”, thuhet në vendimin ku bëhet e ditur se çështjet ku duhet të përqendrohen janë kryerja e reformave politike dhe ekonomike në rajonet e pastruara nga DEASH-i si dhe të sigurohet rikthimi pa diskriminim i personave që janë zhvendosur nga këto rajone.

Vlerësohet se zgjedhjet e planifikuara për në maj 2018 në Irak janë një mundësi për një shtet më demokratik. BE është gati të japë gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë kuadër, thuhet ndër të tjera në vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button