Seancë konstituive e Trupit kombëtar koordinativ kundër dhunës në familje

Trupi koordinativ kombëtar kundër dhunës në familje, i cili ka për qëllim t’i ndjek dhe analizojë gjendjet me dhunën në familje, t’i koordinojë aktivitetet e institucioneve kompetente dhe shoqatat dhe të propozojë masa për avancimin dhe implementimin e politikave kombëtare, sot e mbajti seancën konstituive.

Ky trup, i formuar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duhet të ketë rol të rëndësishëm në implementimin e Konventës së Këshillit të Evropës për pengimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunën familjare, të njohur si Konventa e Stambollit.

“Koordinimi i institucioneve dhe organizimi të cilat janë të përfaqësuara në këtë trup është me rëndësi thelbësore për zbatimin konsekuent të obligimeve, të cilat Republika e Maqedonisë i ka ndërmarrë me ratifikimin e Konventës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Krahas përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në këtë trup ka edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, MPB-ja, MASH, deputetë në Kuvendin e RM-së, përfaqësues të Zyres së Prokurorit popullor, gjykatës nga Gjykata themelore Shkup 2, prokurorë publikë nga PTHP dhe dy përfaqësues nga organizatat qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button