Si të kuptohen individët me çrregullime të personalitetit? (VIDEO)

Personaliteti është tërësia e tipareve emocionale dhe të sjelljes së njeriut gjatë jetës së përditshme dhe për mënyrën se si prezanton veten me mjedisin apo rrethin që jeton në përditshmëri. Deformimi i sjelljeve emocionale quhet çrregullim i personalitetit, ku shpesh herë mund të cilësohet se bëhet fjalë për njerëz të këqij.

Psikologia klinike, Anxhela Peza është bërë pjesë e emisionit shëndetësor ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku ka folur rreth llojeve të çrregullimeve dhe trajtimit të tyre.

“Ndër disa lloje të tyre, kemi paranoidët, që janë xhelozë, mosbesues dhe zemërakë ku dyshojnë vazhdimisht në besnikërinë e partnerit. Personat që kanë çrregullime psikologjike dhe çdo gjë rreth tyre nuk është siç duhet, ndërsa mendimet që kanë janë të duhurat.

Një tjetër çrregullim është ai skizonoik, personat asocial që i pëlqen të jenë të vetmuar dhe rrallë mund të martohen. Përfshihen dhe çrregullimet narcistike janë të thjeshtë të identifikueshëm pasi janë njerëz që flasin më së shumti për veten.

Psikologia shpjegoi se nuk dihet nga se shkaktohen ekzaktësisht pasi mënyra e diagnostikimit është e ndryshme tek çdo njeri. Në ‘Diagnozë’, ajo foli dhe për çrregullime të tjera të personalitetit, të cilat mund t’i zbuloni në videon e mësipërme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button