Mogherini: BE përpjekje për zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë

Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë së Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, tha se BE do të japë përpjekje më të mëdha për zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mogherini, e cila mblodhi ministrat e jashtëm të BE-së, në fjalimin para Komisionit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, tha se temat kryesore të mbledhjes do të jenë Libia dhe Palestina.

Ajo gjithashtu pohoi se ministrat e jashtëm të BE-së, do takohen me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas, dhe se BE do të bëjë çfarë të mundet për rifillimin e procesit të paqes mes Palestinës dhe Izraelit.

-“BE do të rrisë aktivitetet për zgjidhjen me dy shtete”

Mogherini deklaroi se në kuadër të kësaj, me iniciativë të BE-së, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (AHLC) , i cili koordinon ndihmat humanitare ndërkombëtare për Palestinën, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në Bruksel. “BE do të rrisë aktivitetet për zgjidhjen me dy shtete”, tha ajo.

Sipas saj, BE, bota arabe dhe Kombet e Bashkuara besojnë se zgjidhje e vetme reale lidhur me statusin e Kudsit, është që Kudsi të jetë kryeqytet i të dy vendeve.

Duke bërë të ditur që janë në kontakt të afërm me Jordaninë lidhur me zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë, Mogherini shtoi se në kuadër të kësaj ka mundësi që në muajin shkurt në Bruksel të vijnë ministrat e Ligës Arabe.

Mogherini poashtu tha se për gjendjen e fundit në Libi, do të marrë informacione nga Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara, Ghassan Salame.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button