India fillon bisedimet me Rusinë për të blerë sistemit mbrojtës ajror S-400

Bëhet e ditur se India ka filluar bisedimet me Rusinë për blerjen e sistemit mbrojtës ajror S-400. Në lajmin e gazetës “Times of India,” është theksuar se administrata e New Delhit është duke zhvilluar bisedime me Rusinë për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore dhe se planifikohet që marrëveshja të nënshkruhet deri në vitin 2019.

Sipas lajmit të bazuar në burimet e Ministrisë së Mbrojtjes, India do t’i paguajë Rusisë 5.5 miliardë dollarë për 5 sisteme të mbrojtjes ajrore S-400.

Gjithashtu është theksuar se sistemet e mbrojtjes S-400 planifikohen të dorëzohen nga Rusia për 4.5 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas raportit të publikuar vitin e kaluar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes me seli në Stockholm, India mes viteve 2012-2016 ka qenë vendi që ka importuar më së shumti armë në botë. Në raport thuhet se 13 për qind të importit të armëve në botë është bërë nga India.

India pjesën prej 68 për qind të importit të armëve mes viteve 2012-2016 e ka marrë nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button