Sekretet për të ngrënë një mëngjes të shëndetshëm dhe me pak kalori

Mëngjesi është një ndër vaktet kryesore të ditës dhe nuk duhet lënë asnjëherë pa konsumuar. Vetëm kështu ju do të mundeni të nxisni metabolizmin të punojë më shpejt, do të keni energjinë e duhur për të vazhduar ditën dhe nuk do të ndjeheni të lodhur në aktivitetin tuaj. Një mëngjes i shëndetshëm ju ndihmon të humbisni edhe peshë nëse ky është një nga qëllimet tuaja. Por, nëse do t’ju pyesja nëse e hani mëngjesin në shtëpi, me siguri shumica prej jush do të përgjigjeshin se nuk kanë kohë. Vakti i mëngjesit shumicën prej nesh e gjen duke nxituar, dikë për në shkollë e dikë për në punë. Pikërisht kjo është një ndër arsyet që ne gabojmë shpesh në ushqimet që konsumojmë në mëngjes, transmeton Revista Class.

Një mëngjes i shëndetshëm

Një mëngjes i shëndetshëm është ai që ka në përmbajtje fibra dhe proteina. Nga bisedat e mia me shumë njerëz kam kuptuar që fibrat përdoren shumë pak në dietën ushqimore. Fibrat janë karbohidrate të patretshme nga organizmi ynë. Ato ndihmojnë që ne të ndjehemi më të ngopur gjatë ditës duke ulur konsumimin e përgjithshëm të ushqimeve. Fibrat kanë vlera kalorifike minimale dhe kjo është arsyeja që ndihmojnë në humbjen e peshës. Këtu do të përmendja tërshërën si një nga zgjedhjat më të mira për të marrë fibra në mëngjes. Mund ta shoqërosh me fruta të thata, qumësht, kos ose me vezë.

Zgjedhjet e zgjuara për mëngjes kur duhet të porosisim jashtë

Kjo është pjesa më e vështirë kur ne duhet me patjetër që të bëjmë zgjedhje të zgjuara për të mos marrë shumë kalori dhe të qëndrojmë të shëndetshëm. Unë do ju sygjeroja të qëndroni larg produkteve me shumë kalori si janë: byreku, pica, ëmbëlsirat dhe pijet me shumë sheqer, elementë të shtuar si biskota, krem etj. Janë ushqime që kanë kalori shumë të larta dhe jo të shëndetshme. Nuk do t’ju japin energjinë e duhur dhe shumë shpejt do të përfundoni më disa kile mbi peshën tuaj. Në këtë rast unë do t’ju sygjeroja të konsumonit banane, fruta, çajra të ndryshëm me ndonjë biskotë integrale, pak bukë integrale me djath ose kos pa yndyrë. Këto janë disa ushqime që mund t’i konsumoni edhe në ambjentet e punës.

Mënyra më e mirë për të pirë kafenë në mëngjes

Nëse do të flisja për veten, kafenë e mëngjesit nuk do ta ndërroja me asnjë pije tjetër. Ajo duhet të jetë një kafe e zezë, e pastër dhe pa sheqer. Kështu, ne nuk marrim kalori por vlerat e kafesë së zezë duke shmangur sheqerin i cili duhet të jetë sa më pak prezent në jetën tonë . Kafeja e pastër dhe e zezë nuk ndikon në kilogramët tuaj. Ato që i rrisin kaloritë kafes janë ingredientët që ju i shtoni si qumështi, sheqeri, kremi apo kur e shoqëroni me biskota. E pini kafen në një filxhan të madh me qumësht, sheqer apo krem? Nëse po, dijeni që një kafe e tillë mund t’ju vështirësojë humbjen e peshës. Sepse një filxhan i tillë kafeje me elementë të shtuar mund të shkojë deri në 240 kalori apo dhe më shumë. Dhe vetëm duke pirë 3 filxhanë të tillë, ju keni marrë ½ e numrit të kalorive që ju duhet në një ditë për të humbur peshë.

Smoothie dhe çajrat

Këto janë një tjetër zgjedhje që mund të bëni në mëngjes. Smoothie mund të jenë miksim i frutave me perime. Në çdo lloj mënyre ato mbeten shumë të shëndetshme për oranizmin tonë. Pa harruar çajrat që gjithashtu janë zgjedhja ideale për këto ditë me shi.

Këto ishin disa sygjerime që mund të filloni ti vendosni në praktikë në mëngjesin e radhës.

Përqafime, Çenkuela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button