Foshnja e lehonës që ndërroi jetë është në gjendje stabile, komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë e heton rastin

Foshnja nëna e së cilës ka ndërruar jetë me 18 janar gjatë lindjes në Spitalin privat “Sante Plus” në Shkup, që prej atje është dërguar në klinikën për sëmundjen e fëmijëve është në një gjendje relativisht stabile, merr terapi dhe akoma është e kyçur në aparatet për frymëmarrje.

Këtë për MIA-n e deklaroi mjekja e Klinikës për sëmundjet e fëmijëve, Katerina Stavriq.

Nga Klinika e anestezisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv për MIA-n deklaruan se lehona 31 vjeçare nga Kërçova e cila nga spitali privat është dërguar te ata, është dërguar e vdekur dhe pastaj trupi është dërguar në mjekësinë gjyqësore për autopsi.

Në lidhje me vdekjen Ministria e Shëndetësisë informon se janë marrë masa që janë në kompetencë të saj me qëllim që të hetohet rasti.

“Për këtë qëllim është formuar komision profesional për inspektim profesional që do ta analizojë të gjithë tretmanin e pacientes. Pas inspektimit raporti nga komisioni dorëzohet te të gjithë institucionet kompetente dhe njëkohësisht opinioni do të informohet në mënyrë përkatëse”, deklaruan nga Ministria.

Të enjten gjatë lindjes së foshnjës me prerje cezariane, 31 vjeçarja Dëbora Xhambazi nga Kërçova humbi jetën, si pasojë e komplikimeve gjatë marrjes së anestezionit. Tentimet për ta mbajtur në jetë sipas spitalit ku ka ndodhur ngjarja kanë zgjatur më shumë se gjysmë ore por kanë qenë të kota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button