Sot në Vodno shënohet Dita e flamurit evropian

Në organizim të Lëvizjes Evropiane të Maqedonisë dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian sot do të shënohet Dita e flamurit evropian me marshin malor deri në Vodno, i udhëhequr nga evroambasadori Aivo Orav.

Sipas programit, Orav duhet të arrijë në Kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov, ku të dy do të mbajnë shkëmbim ceremonial të flamujve të Maqedonisë dhe të BE-së. Nga kabineti i presidentit marshi do të vazhdojë drejt Vodnos ku do të vendosen dy flamujt. /portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button