Kamçev hyri në pronësi të hotelit luksoz Meriot

“Orka Holding” e biznesmenit Orce Kamçev nga dhjetori është pronar i thuajse 2/3-tat e kompanisë “Diveop Grup”, e cila mes tjerash udhëheq edhe me hotelin luksoz “Meriot” i cili ndodhet në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç mëson BIRN, ndërkaq e konfirmojnë edhe nga “Orka Holding”, tani Kamçev është në pronësi me njeriun i cili më parë e ka poseduar tërë kompaninë, 49 vjeçari nga Shkupi, Aleksandar Ivanovski i njohur si Alek Teranova.

Dokumentet nga Regjistri Qendror zbulojnë se, përveç Kamçevit, ka qenë e planifikuar që në pronësinë e kësaj kompanie të futet edhe ndërmarrja kontroverse “Eksiko”.

Orce Kamçev, sipas “Forbs” është maqedonasi më i pasur dhe ndërmarrjet e tij të biznesit, shpesh ishin nën observatoriumin e opinionit dhe mediave për shkak të miqësisë së afërt me ish shefin e Policisë Sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov.

Mu në tekstet gazetareske që i u shkruajt edhe për biznes interesat e Kamçevit dhe të ish pushtetit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku më së shumti është përmendur ndërmarrja “Eksiko”, e cila ka pronar misterioz nga Zvicra dhe e cila gjatë viteve të fundit u bë pronare e disa kompanive të mëdha në Maqedoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP