Dimitrov takon ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka pritur në një takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) të akredituar në Maqedoni, të cilët i ka informuar për zhvillimet aktuale në vend, përfshirë reformat e filluara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Dimitrov, thuhet në një kumtesë nga kabineti i tij, ka riafirmuar qëndrimin e Republikës së Maqedonisë për fillimin e negociatave me BE-në, ndërkohë që ka nënvizuar domosdoshmërinë për krijimin e një procesi kredibil për integrimin në BE.
Mes tjerash, Dimitrov ka informuar edhe për aktivitetin e reformave, duke i ndarë në lëmin e jurisprudencës, administratës publike dhe ndjekje të komunikimeve.

“Duhet të shfrytëzojmë secilin shans për përparim. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për t’ju bindur se mund të jemi një faktor i suksesit, si për ne, ashtu edhe për rajonin dhe BE-në”, ka thënë Dimitrov.

Ambasadorët e BE-së thuhet në kumtesë, kanë shprehur mbështetjen e tyre duke përçuar mesazhe inkurajuese lidhur me angazhimin aktual të Qeverisë së Maqedonisë.

Ata vunë theksin tek nevoja për një vazhdimësi të procesit reformues i cili do të përcaktojë drejtimin dhe dinamikën e procesit të integrimit evropian. Në këtë kontekst, ambasadorët theksuan nevojën që Republika e Maqedonisë të përqendrohet në zbatimin e prioriteteve urgjente të reformës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button