Qeveria federale e SHBA-ve e fillon javën “e mbyllur”

Qeveria federale e mbyllur pjesërisht që prej 20 janarit për shkak të krizës buxhetore në SHBA, po hyn në javën e re pa realizuar aktivitetet e saj, përveç ndonjë shërbimi të rëndësishëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria federale amerikane ndodhet në ditën e tretë të “mbylljes” së pjesshme si pasojë e përfundimit me 19 janar të afatit të fundit shtesë për buxhetin si dhe si rezultat i mos miratimit të një buxheti të ri nga Kongresi.

Miliona punonjës kanë mbetur të detyruar që ose të punojnë pa pagesë deri në fund të krizës, ose largohen duke marrë lejet e detyrueshme, pasi qeverisë federale mbyllet për herë të parë teksa e njëjta parti në historinë e vendit kontrollon Senatin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Shtëpinë e Bardhë.

Republikanët vazhduan përgjatë gjithë fundjavës të negociojnë me anëtarët e demokratë të Kongresit me qëllimin që të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur situata për të cilën shqetësohen nga pakësimi i votave të tyre në zgjedhjet e ndërmjetme që do të mbahen këtë vit.

Përballë kësaj situate theksohet se ende nuk është mundur të zgjidhen mosmarrëveshjet mes palëve, duke shkaktuar mbylljen e qeverisë federale në vitin e parë të presidencës së Trumpit.

Anëtarët demokratë të Kongresit për t’i dhënë mbështetje projektbuxhetit kanë vënë kushtin që të eliminohet paqartësia për programin DACA që mbron rreth 800 mijë të rinj emigrantë që janë sjellë në vend nga familjet e tyre ilegalisht që në moshë të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button