Pasi i dha fund me Era Istrefin, Faton Shoshi nis një histori të re me modelen shqiptare?

Mbrëmja gala e kësaj të shtune në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka mbledhur personazhe të njohur të artit, sportit, biznesit e fushave të ndryshme të jetës nga trojet shqiptare. Mes tyre, të ftuar kanë qenë edhe producentë të njohur nga Kosova, transmeton Revista Class.

Faton Shoshi, ish-menaxheri i Era Istrefit dhe producent i suksesshëm muzikor, ka qenë gjithashtu i ftuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Brigadave së bashku me grupin.

Por nuk ka shpëtuar nga vëmendja e të gjithëve afrimi që Shoshi ka treguar për modelen e njohur Oriola Marashi.

Në foton që ka qarkulluar sot në rrjetet sociale, Fatoni është mbështetur mbi kokën e Oriolës për t’i thënë diçka apo për ta puthur, ndërsa krahun ia ka hedhur në sup.

Tani që Oriola është bërë pjesë e OTR dhe po projekton t’i hyjë muzikës, ku i dihet, ndoshta realizon edhe ndonjë bashkëpunim me producentin e njohur. Si fillim…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button