Kryeministri Ramush Haradinaj paska kritikuar BE-në!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj paska kritikuar Bashkimin Evropian që po e mban Kosovën të izoluar! 

 

Kryeministër BE-ja që disa vite ua ka  bërë të qartë se pa e luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin të nivelit të lartë të zyrtareve shtetëror dhe pa ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka liberalizim të vizave.

Kryeministër qytetaret e dinë se faji nuk është të BE-ja që po e mban Kosovën të izoluar, por faji është pikërisht të institucionet e shtetit tonë që nuk po i kryen detyrat shtetërorë dhe prandaj jemi të izoluar.

Kryeministër luftoje krimin e korrupsionin dhe gjeni mënyrën për ratifikimin e demarkacionit nëse dëshironi viza. Vërtet është Marre me dhanë toke për viza vetëm ma marrë është për ju klikën politike dhe qeveritare që veç e keni trash korrupsionin dhe asnjëherë nuk e keni luftuar. Me 75 zv. ministra, me 20 Ministra, me 204 këshilltar politik, me rritje rrogash vetëm 4% për qytetaret dhe 120% për veten tuaj mos mendoni se do të hiqen vizat.

Stabiliteti politik dhe ekonomik, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, bashkëpunimi rajonal, forcimi i rendit dhe ligjit janë vetëm disa nga parakushtet e BE-së për liberalizim. Prandaj Kryeministër me 70 mije familje me asistence sociale e me 70% të pa punë që i keni lënë rrugës nuk ka VIZA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button