Vazhdon operacioni “Dega e Ullirit” kundër terroristëve në Afrin (VIDEO)

 Forcat e Armatosura Turke (TSK) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, nga Kilisi në Turqi sulmojnë pozita të terroristëve të PYD/PKK në rajonin në fjalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e tretë të operacioneve në të cilat marrin pjesë edhe pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), është ofruar mbështetje shtesë e njësiteve që përparojnë drejt objektivave në Afrin.

Përveç kësaj automjetet ushtarake herë pas here dërgohen për të mbështetur njësitë kufitare.

Forcat turke të shtunën filluan operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin me qëllim të vendosjes së sigurisë në vijën kufitare, neutralizimin e elementeve terroriste PYD/PKK dhe DEASH-it, çlirimin e territoreve që okupuan terroristët dhe shpëtimin e popullit vëlla në këtë rajon.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas të atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia mbështetet edhe në nenin 51 të marrëveshjes së OKB-ve, konkretisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni bëhet me respektim të integritetit territorial të Sirisë.

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në korrik të vitit 2012 pa përleshje ia dorëzuan terrorirstëve të PYD/PKK-së kontrollin në Afrin. Kjo u bë një nga qendrat kryesore të organizatës terroriste. Terroristët e PYD/PKK momentalisht nën okupim mbajnë 65 për qind të kufirit siriano-turk, ndërsa në Afrin gjenden mes 8.000 dhe 10.000 terroristë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button