Shkëndija pa licencë për Evropë

FFm sot përmes faqes së saj zyrtare informoi të gjithë dashamirët e futbollit se cilët klube kanë marrë licenc për të ndeshjet Evropiane. Nga klubet që kishin kandiduar për të marrë licenc kanë marrë të gjithë në përjashtim të tre ekipeve.

Kanë marrë licenc
KF Sileks
KF Rabotnicki
KF Metalurg
KF Renova
KF Turnova

Ndërsa dy klubeve
KF Shkëndija
KF Ohrid 2004
FFM këtyre klubeve nuk ju ndau licenc për garat evropiane dhe se në afat prej 3 ditësh po këta klube kanë të drejtë për të dërguar ankesë.

FFM në këtë njoftim nuk tregon arsyet se pse këto klube nuk kanë marrë licenc.

Gjithashtu pa licenc ka mbetur edhe ekipi i Vardarit për të cilën FFM ka kërkuar nga klubi që të dërgojë edhe një dokumentacion shtesë dhe më pas do të vendoset se a do ti jepet licenca.

Sipas informatave që merr staffi i shkendijakampion.com , KF Shkëndija do të shqyrtojë edhe njëherë dokumentacionin që ka dërguar që të gjejë gabimet dhe thuajse është e sigurt se Shkëndija përsëri do të luaj në Evropë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button