Shkaktari kryesor i kësaj aventure është Rusia

Erdogan po vazhdon ta bombardojë, Rajonin Afrinës e cila gjendet ne veri të Sirisë është një enklavë që mbahet nga Njësitë për Mbrojtjen e Popullit (YPG), një ushtri kurde konsideruar nga Ankaraja si një organizatë terroriste, por është aleate e SHBA-së në luftë kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

Ankaraja zyrtare mbrëmë ka deklaruar se përveç se jemi duke e sulmuar rajonin e Afrinës në pjesën veriore të  Sirisë ne do ti zgjerojmë sulmet edhe ne lindje te Sirisë dhe nuk do te ndalemi deri në kufi te Irakut,

Nuk di Turqia a e ka vërtetë këtë ndërhyrje për dobi të vendit të Sirisë, a ndoshta e ka atë si këmbëngulësi si kundërshtim që i bëri, ShBA-së, në takimin e Astanës, ku pjesë takimit ishte ShBA, Rusia, Irani dhe Turqia, SHBA-ja, doli me një propozim qe të riformohet ushtria në Siri ku kjo ushtri e re ti rekrutojë afërsisht 30,mijë ushtar, por ky propozim nga SHBA-ja u kundërshtuar fort nga Turqia, Rusi dhe Irani.

Ne Siri po maten forcat, populli i pafajshëm sirian, Gra fëmijë, burra pleq po e vuajnë këto përballje, shkaktari kryesore në këtë aventurë është Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button