Gjashtë seanca gjyqësore të PSP-së janë caktuar këtë javë për ish-funksionarët shtetëror

Në Gjykatën Penale për këtë javë janë caktuar gjashtë seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Portalb.mk.

Në Gjykatë nesër duhet të mbahen seancat për lëndët “Trust”, “Spiun” dhe “Transporter”

Seanca për rastin “Trust” javën e kaluar është shtyrë për shkak gjendjes shëndetësore të të dyshuarit të dytë në rast, Vasilije Aviroviq. I dyshuar i parë në rastin “Trust” është biznesmeni Sead Koçan si dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe menaxhuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” DOOEL për pjesëmarrje në Termocentralet e Maqedonisë. Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011.

Në lëndën “Spiun” mes 18 personave të akuzuarve janë edhe ish-gjenerali i policisë, Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për parandalimin e parave dhe korrupsionit, Vane Cvetanov, ish-funksionari i lartë i Drejtorisë për Kundërzbulim, Aleksander Dinevski. Seanca e kaluar që u mbajt muajin e kaluar  është shtyrë për shkak mungesës së Marijan Efremov, i cili është një ndër të dënuarit në rast.

Për lëndën “Transporter” janë caktuar dy seanca, të martën dhe të premten. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski dhe njëzet persona tjerë për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.  Në akuzën për lëndën “Transporter”, të cilën e përfaqëson PSP-ja, theksohen dëshmi për transport të organizuar me autobusë për nxënës, me të cilin janë keqpërdorur 360.000 euro para nga arka e komunës.

Të mërkurën me 24 janar duhet të fillojë gjykimi për lëndën “TNT” që ka të bëjë me shkatërrimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canovski. Në këtë lëndë të akuzuar janë shtatë persona mes të cilëve edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Me 26 janar, të premten është caktuar seancë për lëndën e PSP-së, “Tarifa” ku të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i AD “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Termocentrali i Maqedonisë” me vlerë prej rreth kate milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button