Licencat e mjekëve shpëtuan sot gjyshin e Tamarës nga trupi gjykues

Është anuluar seanca e sotme për gjyshin e Tamarës, Lupço Stojanovski cili më 1 qershor me armë gjuajti mbi ish ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, ngaqë Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën e Prokurorisë për kryerje të ekspertizës psikiatrike të gjyshit të Tamarës, njofton Portalb.mk.

Deri në seancën e radhës, që do të mbahet më 14 shkurt, nga Ministria e Drejtësisë duhet të marrë dokument i cili do të dëshmojë se licencat e ekspertëve që kanë kryer ekspertizën psikiatrike janë të reja apo të vazhduara.

Ndryshe, Stojanovski nga Velesi ka gjuajtur tre herë në drejtim të Todorovit, por ky i fundit nuk u lëndua.

Nëna e Tamarës, Zhaklina Dimovska e ka dënuar tentimin për vrasje të ish ministrit të Shëndetësisë, Todorov dhe tha se familja e saj janë të revoltuar, por askush nuk mendoi se diçka e tillë mund të ndodh, sepse vrasja nuk është zgjidhje.

Ish ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov para dorëzimit të funksionit të ministrit u sulmua nga gjyshi i Tamarës nga Velesi. Sulmuesi u arrestua në vendngjarje.

Vogëlushja nëntë vjeçare Tamara Dimovska e cila vuante nga skolioza vdiq me 9 shkurt 2015, pasi disa herë mori përgjigje negative për kurim jashtë shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button