ODA mbledh VIP-at shqiptarë, ja çfarë veshën personazhet e njohur në mbrëmjen gala #FOTO

“Oda” – eventi gala që u mbajt mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut gjatë javës së fundit. Grimieri i famshëm i Kim Kardashian, Mario Dedivanoviç, ka qenë i ftuari special, krahas shumë emrave të njohur të artit, sportit e biznesit në vend, shkruan Class. Nisma e organizuar nën kujdesin e Agnesa Hadërgjonajt dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ka për qëllim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Young Zerka, Ronela Hajati, Jurgen Bala, Niko Komani

Eventi i mbajtur në Pallatin e Brigadave pati të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës, një pjesë e të cilëve u vlerësuan edhe me çmime.

Drilona Boci, Mario

Nga fotot e postuara në rrjetet sociale, shumë prej të pranishmëve kanë përfituar nga rasti për të pasur një kujtim me grimierin e Kardashian Jenner.

Julian Lekocaj, Mario, Marina Dedivanovic

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button