Berisha: Edi Rama bllokoi vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë!

Ish-kreu i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka përkujtuar në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama ka bllokuar vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.

Këto komente Berisha i ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke thënë se “albanofobi Edvin Kristaq Rama, njeriu që ka vendosur në gjoksin e famziut Bregoviq çelësin e artë të kryeqendrës së vendit, ka bllokuar vendosjen e shtatores së presidentit Rugova në Tiranë”.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

“Sot 12-vjetori i ndarjes nga jeta të presidentit Rugova!

Te dashur miq, sot është 12-vjetori i ndarjes nga jeta të presidentit legjendar, gjeniut vizionar të kombit shqiptar, arkitektit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët kudo në bote sot nderojnë me mirënjohje të pakufishme veprën e pavdekshme të presidentit Rugova, burrit të shtetit që shkriu jetën për Kosovën e lirë, të pavarur e evropiane, dhe për gjithçka që bëri për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Prej gati pesë vitesh, albanofobi Edvin Kristaq Rama, njeriu që ka vendosur në gjoksin e famziut Bregoviq çelësin e artë të kryeqendrës së vendit, ka bllokuar vendosjen e shtatores së presidentit Rugova në Tiranë, por Gandi i shqiptarëve, i Ballkanit dhe Evropës jeton përjetë në mendjet, në zemrat dhe lirinë e mbarë kombit tonë! sb”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button