Vrasja e 21-vjeçares,i riu i kishte kërkuar dorën te prindërit e saj

Detaje të tjera dalin në lidhje me vrasjen që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme ku 23-vjeçari Aldison Belulaj vrau me armë zjarri studenten e drejtësisë, Ariela Muratin.

Dy të rinjtë kanë mbaruar së bashku gjimnazin “Sotir Kapo” në Zharrës të Fierit dhe që ato kohë djali kërkonte një lidhje me Ariela Muratin, gjë të cilën vajza nuk e ka pranuar.

Nga informacionet e fundit që ka siguruar Report Tv, Belulaj e ka ndjekur vajzën edhe në Tiranë, dhe gjithashtu ka kërkuar edhe dorën e saj në shtëpinë e prindërve të vajzës, gjë e cila nuk është pranuar nga Fatbardha dhe Pandeli Murati.

Prindërit e 21-vjeçares i kanë kërkuar djalit të heqë dorë nga kërkesa e tij pasi ata nuk ishin dakord.

Kohët e fundit ka patur edhe konflikt verbal mes Fatbardha e Pandeli Muratit me Aldison Belulit, pasi këta të fundit i kishin kërkuar 23-vjeçarit që mos ta ngacmonte më vajzën e tyre, e cila gjithmonë e ka refuzuar djalin, i cili pavarësisht kërkesës së vajzës nuk e ka lënë rehat.

Er.K/Shqiptarja.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button