Grimeri i famshëm shqiptar nderohet me çmim në eventin “ODA
Mario Dedivanovic i cili njihet si grimeri personal i Kim Kardashian po qëndron në Shqipëri
Arsyeja e kësaj vizite ishte ftesa për të qenë pjesë e eventit “ODA” që u organizua mbrëmë në Tiranë.
Të pranishëm në këtë event ishin emra të njohur nga të gjitha fushat, artistë, moderatorë, grimerë, e të tjerë.
Grimeri Mario Dedivanovic është nderuar me çmim në eventin “ODA”, e këtë çmim ia dha bashkëshkortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita.
Në rrjete sociale, grimeri ka postuar një fotografi me çmimin në duar dhe shfrytëzoi rastin t’i falënderojë të gjithë shqiptarët për këtë respekt që i bënë.