Pogba do dyfishin e rrogës aktuale pas ardhjes së Sanchez

Paul Pogba kërkon një rritje rroge të konsiderueshme te Manchester United teksa mesfushori kërkon të fitojë aq sa Alexis Sanchez, pra rreth 500,000 euro në javë, njofton Telesport.

Agjenti i francezit, Mino Raiola, do të këshillojë mesfushorin se kontrata e tij aktuale 240,000 euro në javë nuk reflekton vlerën e tij në Old Trafford, sipas The Mirror.

Pogba ka tre vite të mbetura në kontratën e tij që nënshkroi në 2016 pasi iu bashkua klubit për 104 mln euro nga Juventus.

Pogba është duke filluar të diktojë ndeshjen për United dhe trajneri Jose Mourinho nuk do të rrezikojë të humbasë shërbimet e tij në vitet kulmore të karrierës.

24-vjeçari ka 36 ndeshja pa humbje me fanellën e Djajve dhe në 14 ndeshje të Premier League, Pogba ka 10 fitore, katër barazime dhe asnjë humbje.

Unitet arriti të mposhtë Burnley-n të shtunën në Turf Moor falë golit të Anthony Martial ku Pogba bëri një tjetër paraqitje dominuese në qendër të fushës. Ai është lojtari që bën United të duket mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button