Transport i drogës Shqipëri – Greqi, arrestohen dy shqiptarë në Manastir të Maqedonisë

Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir deri te Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka parashtruar padi penale kundër S.S. (36 vj.) dhe A.T. (24 vj.), që të dy shtetas të Republikës së Maqedonisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, që parashihet edhe dënim me Nenin 215, paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Që të dy të dyshuarit kanë pasur drogë të llojit të marihuanës, të njëjtën e kanë paketuar në 47 pako dhe e kanë transportuar nëpërmjet valixheve, nga Shqipëria për në Maqedoni që të njëjtën ta dërgojnë në Greqi.

“Mbrëmë, ndërmjet së premtes dhe së shtunës (19/20.01) rreth orës 00:30, pas marrjes së informatave paraprake për zhvillim të paligjshëm të transportit në masë të madhe të llojit të marihuanës, nga ana e shërbimeve policore, janë ndërmarrë masa operative në fshatin Llazhec, në afërsi të kishës së atjeshme dhe janë vërejtur dy individë se si në këmbë lëvizin me dy valixhe. Pas një kohe, S.S. dhe A.T. u kapën dhe atë: tek i pari janë gjetur 17 pako, kurse tek i dyti janë gjetur 30 pako me drogë marihuanë. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën e Manastirit, dy të dyshuarve u është parashtruar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e SPB Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button