Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA). Në një njoftim të ushtrisë izraelite, thuhet se palestinezët janë kapur në bastisjet e mëngjesit të sotëm në disa lokacione në Bregun Perëndimor.

Siç theksohet, të arrestuarit do të hetohen nga zyrtarët e inteligjencës Shin Bet.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje nëpër shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor me akuza nga më të ndryshmet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button