SHBA, qeveria pa buxhet

Senati i Sh.B.A.-së do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit buxhetor përpara fillimit të javës së punës, kur mbyllja e shumë shërbimeve federale do të ndihet në mbarë vendin, transmeton Top Channel. 

Qindra mijëra punonjës federalë përballen me mundësinë e pushimit të papaguar. Të shtunën, të dyja palët shkëmbyen akuza të ashpra lidhur me dështimin e Dhomës së Lartë të Kongresit për të kaluar buxhetin e ri dhe parandaluar mbylljen e qeverisë federale.

Projektligji mbi financimin e saj për javët e ardhshme nuk mori dot 60 votat e kërkuara deri të premten. Tani, udhëheqësi republikan i Senatit amerikan, Mitch McConnell, thotë se do të votohet të hënën në orën 01:00 me orën lokale, me shpresën se këtë herë nisma legjislative mbi financimin e qeverisë deri në 8 shkurt, do ta marrë dritën jeshile.

Mbyllja e fundit e qeverisë amerikane ishte në vitin 2013 dhe zgjati 16 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button