Turqia dënon ashpër sulmin terrorist në Kabul

Turqia ka dënuar ashpër sulmin terrorist të kryer të shtunën mbrëma në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA). Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se vendi ashpër e dënon sulmin terrorist të kryer më 20 janar në një hotel në Kabul.

“Qeverisë së Afganistanit dhe popullit vëlla afgan i shprehim ngushëllime, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, shtohet më tej.

Dhjetë persona, mes të cilëve gjashtë civilë dhe katër sulmues të armatosur, humbën jetën gjatë rrethimit të hotelit “Intercontinental” në Kabul, të cilit të dielën i dhanë fund forcat speciale afgane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button