Shqiptari i parë i Fushë-Kosovës

Ishte viti 1938. Familja Kelmendi e kishe ndarë mendjen ta linte fshatin Sharban të Prishtinës. Ishte vendosur jo shumë larg Stacionit Hekurudhor në Fushë-Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Atëkohë, edhe kjo ishte pjesë e Prishtinës. Por kjo paralagje e kryeqytetit të sotëm ishte e kolonizuar nga serbët. 142 familje serbe ishin gjithsej atëkohë. E 143-a ishte regjistruar familja Kelmendi. Ajo ishte e para që e kishte “prishur” këtë demografi njetnike në pjesën që tashti njihet si qyteti i Fushë-Kosovës.

Familjet shqiptare deri atëherë jetonin nëpër fshatrat e kësaj pjese.E fëmija i parë i kësaj familjeje në vendin e ri ishte Shaban Kelmendi (1951). Ai u bë edhe “qytetari” i parë shqiptar i lindur në brendi të Fushë-Kosovës. Por pushteti i atëhershëm nuk donte që të “prishej” rendi. Ofiqaria e asaj kohe nuk kishte pranuar që Shabani të regjistrohej në Fushë-Kosovë.

Prindërit e tij u detyruan që fëmijën e parë të tyre ta regjistronin në fshatin Nakaradë të kësaj komune, që është ngjitur me Fushë-Kosovën, në pjesën veriore të qytetit. Kështu kishte ndodhur edhe më fëmijën e dytë.

Jeta në këtë pjesë të Kosovës, që tashti ka ndryshuar shumë nga atëherë, nuk ishte aspak e lehtë. Kishin jetuar si të vetëm për plot 15 vjet, derisa kishte ardhur familja Namani nga Keçekolla në vitin 1953, që ishte vendosur në Nakaradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button