Selanik, shpërthejnë protestat kundër emrit (LIVE)

Rreth 40.000 persona kanë shkuar drejt Selanikut ditën e sotme, duke protestuar kundër emrit të Maqedonisë. Numri i qytetarëve të cilët po i bashkohen protestës sa vjen edhe shtohet shkruan media greke “Protothema”, pasi autobusë nga e gjithë Greqia po i drejtohen Selanikut, transmeton Alsat M. 

Protesta e njerëzve po zhvillohet përballë statujës së Aleksandrit të Madh ndërsa në dorë mbajnë parulla “Jo fjalës Maqedoni”. Flamujt grek po valëviten në shesh ndërsa njerëzit këndojnë këngë nacionaliste me parulla në duar kundër emrit të Maqedonisë. Më poshtë pamje të drejtpërdrejta nga protesta që po zhvillohet në këto momente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button