Protestë dhe kundër-protestë në Selanik për Maqedoninë

“Maqedonia është Greqi” shkruan në panonë e ngjitur herët në mëngjes në skenën në qendrën e Selanikut, ku në orën 14 sipas kohës lokale do të mbahet protesta gjatë e paralajmëruar kundër emrit Maqedonia. Qyteti grek sot jeton në ritmin e demonstratave, me pjesëmarrje të rritur policore dhe për shkak të protestës, por edhe për shkak të kundër-protestës që e organizojnë organizata të orientuara anarkiste dhe majtiste, transmeton MIA. 

Në qendrën e Selanikut nga dje tanimë janë ngjitur pllakate si paralajmërim për tubimin, në të cilët shkruan “Maqedonia do të thotë Greqi”. Ndërsa pikërisht kjo së bashku me sloganin “Maqedonia është një dhe greke” pritet të jetë motoja kryesore e protestës. Sipas organizatorëve, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, pritet të mblidhen rreth 30 mijë qytetarë, të cilët me transport të organizuar, me 500 autobusë nga mbrëmë vonë, nga e gjithë Greqia, po mbërrijnë në Selanik.

Organizatorët e tubimit janë shoqata greke dhe organizata nga diaspora, ndërsa kanë mbështetje, mes tjerash, edhe nga partitë politike, shoqata sportive dhe krishtere, prefektë dhe mitropolitë nga komuna të ndryshme. Përmes protestës, kërkojnë që të mos përdoret termi “Maqedonia” në emrin e vendit tonë.

протест

Nga partitë politike që janë pjesë e parlamentit grek, Lidhjes së Centralistëve dhe Agimi i Artë, zyrtarisht kumtuan se do të marrin pjesë në tubim, ndërsa nuk është përjashtuar mundësia që midis qytetarëve të ketë deputetë edhe nga partitë e tjera greke, midis të cilëve edhe anëtarë të Grekëve të Pavarur, partneri i koalicionit në qeverinë greke.

Klubi i futbollit të Selanikut PAOK, në ndeshjet e të cilit në të kaluarën mjaftë shpesh ka pasur slogane dhe panoa “Maqedonia është greke”, përmes kumtesës thotë se Maqedonia është shtëpia dhe historia e tyre dhe është historikisht një dhe greke. Nga klubi, publikoi MIA, kumtojnë se në virgjilje të protestës, PAOK e bashkon zërin e tij me “miliona qytetarët që e ndajnë mendimin e njëjtë”.

Протест 3

Transporti i organizuar për të gjithë ata që nga e gjithë Greqia dëshirojnë të mbërrijnë në Selanik është me autobusë turistik, por edhe me linja periferike që i lidhë të dy qytetet u ofron lirim të gjithë atyre që nga kryeqyteti grek dëshirojnë të marrin pjesë në protestë.

Kryetari i transportit publik periferik i autobusëve në Selanik, Triandafilos Triandafilidis për gazetës e Selanikut “Thessnews”, dje tha se është rritur interesi për linjën e rregullt Athinë-Selanik, ndërsa në qoftë se plotësohet kapaciteti i paraparë, atëherë do të lëshohen autobusë plotësues, ndërsa madje bileta kthyese është me 50 për qind lirim nga çmimi i rregullt, në mënyrë speciale për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në tubim.

Herët në mëngjes, ka ndodhur një incident i vogël në Athinë, kur një grup i panjohur me drunj, gurë dhe sende të ndryshme, sipas mediave greke, e ka sulmuar një autobus përplot me qytetarë, të cilët nga kryeqyteti grek u nisën drejt Selanikut, që të marrin pjesë në protestën, madje pa pasur të lënduar ose dëme materiale.

Протест 4

Demonstruesit e parë në Selanik, mbërritën mbrëmë, nga ishulli grek Kretë. Grupi prej rreth 15 personave për mediat greke thotë se largësia nuk ka qenë pengesë që të “protestojnë për Maqedoninë”.

Një orë më herët, në orën 13, lëvizjet majtiste dhe organizatat anarkiste organizojnë kundër-protestë në pjesën tjetër të qytetit. Sipas kumtesave të publikuara në sajtin anarkist, ata do të mblidhen kundër nacionalizmit, sepse, thonë se nacionalizimi do të thotë gjak, gjuhë, luftë dhe vdekje, ndërsa “fashistët” kudo në botë flasin gjuhë të njëjtë”.

Котрапротест

Në vend të protestës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, mitropoliti i Selanikut Antimos, sot në mëngjes në kishën Shën Dimitrija, mbajti liturgji në të cilën foli për Maqedoninë dhe për çështjen për emrin.

Protesta në Selanik sot është temë qendrore dhe kryesore në Greqi, një pjesë e botimeve onlajn të mediave greke, paralajmërojnë se live, në sajtet e tyre, do ta transmetojnë tubimin, ndërsa madje komentet e gazetarëve grekë janë se masiviteti i protestës do të mund të thotë edhe mesazh deri te qeveria greke lidhur me negociatat për emrin.

Megjithatë, pritjet në Greqi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, janë se protesta e sotme në asnjë rast sipas masivitetit, nuk do të mund të krahasohet me demonstratat nga viti 1992

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button