Nxënësit e bllokuar në Brezovicë udhëtuan këmbë deri në Prevallë, FSK bëri evakuimin e tyre
Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e FSK-së, pas vlerësimit dhe rishikimit të zonës në Brezovicë se mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit të rrugës nga dëbora, ka marrë një informacionin plotësues se një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevallës, transmeton Koha.net.
Në këtë operacion, sipas komunikatës, kanë qenë të angazhuar pjesëtarët e Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së.