Halil Demiri gjendet në Spanjë, e jo në Kosovë

Vëllai i të fejuarës së Halil Demirit, Fuat Hasipi tha për “Lajm” se dhëndri i tyre gjendet në Spanjë dhe është i gatshëm të vijë në Maqedoni menjëherë, pasi nuk është fajtor. Po ashtu, edhe për të dyshuarit tjerë Agim dhe Afrim Ismailoviq ka dëshmitarë të cilët pohojnë se natën e 12 prillit kur ka ndodhur vrasja makabër ata kanë qenë në internet kafen e tyre në Hasanbeg.

Njërin nga të dyshuarit për vrasjen në Smillkovë, Halil Demirin, 27 vjeç nga Haraçina, policia e Maqedonisë e kërkon në Kosovë, ndërkaq, ai gjendet në Spanjë dhe ka paralajmëruar se do të kthehet vetë pasi nuk e ndjen veten fajtor. Vëllai i të fejuarës së tij, Fuat Hasipi tha për “Lajm” se dhëndri i tyre është i gatshëm të vijë në Maqedoni menjëherë.

“Kemi kontaktuar me dhënrin tonë dhe ai është duke e kërkuar aeroplanin e parë që të kthehet në Shkup. Ai ka udhëtuar tërë Evropën me punë dhe është i sigurt në pafajësinë e tij”, deklaroi Hasipi. Edhe Fuati së bashku me motrën e tij Suraja ishin të arrestuar nga policia, por ata u liruan. “Shkuam që të shoqërojmë motrën tonë, Surajën. Kur shkuam në polici na i vunë prangat, na rrahën me shqelma dhe më pas na morën në pyetje. Pyetjet ishin nga më banalet, a faleni, a shkoni në xhami, etj./lajmpress

Lajme të ngjashme

Back to top button